Flokët mund të mblidhen, të bëhen gërshet, të bëhen kaçurrela, të
drejtë, mund t’ju ndryshoni ngjyren dhe modelin e tyre sa herë që të
dëshironi për të ndryshuar look-un sipas modës dhe tendencave të cilat
paraqiten çdo sezon ndryshe.
Flokët mund të modelohen në stile të sofistikuara, ose në gërshet me
modelet më të çmendura që mund të keni parë. Nuk do të harrojmë pa cekur
faktin që flokët gërshet janë modeli më i preferuar gjër më tani, pasi
dhe mundësitë për të eksperimentuar me këtë model janë të pafundme, që
nga më të thjeshtat gjërë tek më të komplikuarat. Flokët që nuk kanë
dalë asnjëherë mode janë flokët e gjatë dhe voluminoz. Ju mund t’i
shtoni volum ekstra flokëve tuaj, duke përdorur një voluminizues tek
rrënja, dhe pastaj duke i fryrë tek rrënja me brushë. Do të paraqiteni
si një femër me stil nëse përdorni edhe formën e flokëve të punuar me
gishtat e duarve. Mjafton të përdorni pak krem mbi duar dhe pastaj të
filloni stilimin e tyre sipas dëshirës. Flokët me onde dhe të thjeshtë
janë një tjetër model që nuk del asnjëherë mode, pasi ju bën të dukeni
gjithnjë e ëmbël, simpatike dhe shumë e thjeshtë.


