mercoledì 27 febbraio 2013
baby pictures, beautiful girl make up, big brother, big brother albania 6, funny meme photo, Loans, make up, marselini big brother, Mortgage, Rehab, story of my life, Treatment, vellai i madh 6
Zbulohet sekreti i parë në “Big Brother”, ja kush është zhigoloja (FOTO)
Është një model në tentativë. Ka qenë mister e po ashtu tek Klipi i
Ingrid Gjonit”. “Ua shuaj kuriozitetin…”Zhigoloja” në Big Bother është
Marselino Hitollari…Ky është komenti që ka bërë në faqen e tij të
rrjetit social Facebook, i riu Valer Kolnikaj i cili pohon me bindje të
plotë duke zbuluar një nga sekretet e reality show-ut më të famshëm që
po zhvillohet në Shqipëri. Kolnikaj një model i njohur pohon se e njeh
personalisht konkurrentin e Big Brother-it duke e konsideruar një model
në tentativë dhe që kohë më parë paska qenë pjesë e klipit “Përse me
mua”, të këngëtares Ingrid Gjoni. Duke qenë se Kolnikaj, vjen nga fusha e
Modës ku ai më 2011 ai ka qenë pjesmarrës në “Best Model of the World
Albania”, pretendon se e njeh djalin i cili ka hyrë në garën për shumën e
madhe prej 100 milion lekësh në këtë spektakël. E menjëherë pas kësaj
deklarate nga i riu Kolnikaj, në facebook kanë shpërthyer komente të
ndryshme lidhur me Marselinon të shkuarën dhe të ardhmen e tij. Ndër të
tjerat disa nga komentet kanë qenë: “Shikoni Marselinon para se të
shtonte shumë kilogramë dhe të bëhej zhigolo
http://www.youtube.com/ëatch?v=Rxhg0ËqsTiU, poston Kolnikaj sërisht në
wallin e tij. ” Po pra se kishte bërë ca prapësira kur kishte qenë më i
vogël”, vijon një tjetër komentues. Arsyeja e cila ka bërë që shumë
fansë në këtë rrjet social ta besojnë një gjë të tillë është thënia e
shprehur nga vetë Marselino gjatë prezantimit të tij, ku e konsideron
veten një “gjithçkabërës”. Por kush është Marselino Hitollari Marselino
Hitollari për herë të parë u prezantua përpara publikut shqiptarë, gjatë
natës së çeljes së spektaklit të “Big Brother”, të shtunën e
kaluar.Djaloshi brun tepër simpatik u shfaq, mes banorëve të tjerë gjatë
natës së parë të spektaklit. Marselino është 25 vjeç dhe jeton në
qytetin e Barit. Ai është me origjinë nga Berati, por prej vitesh jeton
familjarisht në Bari. Kohët e fundit ka punuar si security, por ai nuk
ka një profesion të tijin të mirëfilltë, pasi e konsideron veten një
“gjithçkabërës”, duke qenë se nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj
pune fizike. Prej një viti është bërë baba i lumtur i një djali. Familja
është pjesa që e bën të ndjehet më krenar për veten. Big Brother-in e
sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri dhe ta ndërtojë jetën me
familjen e tij të re këtu.